E Premte, 03.29.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Austri
E Hënë, 06.08.2009, 10:53am (GMT+1)

 

 

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi edhe njëherë ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, kësaj radhe në qytezën Leibnitz të Austrisë, ku u mbajt Kupa Evropiane e kategorisë më të lartë në Evropë për junior deri 20 vjeëar. Në këtë garë morën pjesë 30 shtete, kurse ekipi kosovar u paraqit me tre garues.

 

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në këtë turne. Së pari mposhti izraeliten Cohen Gili, pastaj sllovenken Neja Shimenc, në çerekfinale mposhti hungarezen Barbara Maros, kurse në gjysmëfinale ishte më e mirë se garuesja austriake Tina Zeltner. Në finale përballë Majlindës ishte edhe një hungareze, Katarina Sabo, të cilën për një minutë e gjysmë e deklasoi, duke e përplasur tri herë me ippon. Besfort Nallbani për herë të parë mori pjesë në turne të ketij lloji dhe në mesin e 50 garuesve në kategorinë e tij deri 73 kg u radhit i nënti me dy fitore dhe dy humbje. Nora Gjakova në kategorinë 57 kg edhe pse me një fitore dhe një humbje u kualifikua në mesin e 10 më të mirave në këtë turne. Ajo në luftën e dytë me junioren më të mirë në botë hungarezen Hedvig Karakas, u dëmtua në mënyrë drastike nga gjyqtarët, kur në 15 sekondat e fundit hodhi hungarezen e favorizuar dhe në gjyqtarët mbeten konfuz, duke mos besuar se çka ndodhi dhe nuk i dhanë Norës pikën që duhej të jepej.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Roxher Federer shkruan histori: rrëmben edhe turneun e 14-të Grand Slam (06.07.2009)
Shqipëri-Portugali, Kombëtarja ndëshkohet në minutën e fundit (06.07.2009)
I riu shqiptar takon Kristiano Ronaldon (06.06.2009)
Kombëtarja në Tiranë përballë Portugalisë, me besim në fitore (06.06.2009)
Kobi Brajën shënoi 40 pikë në një ndeshje të mrekullueshme (06.05.2009)
Stinor i artë për Kobi Brajën (06.04.2009)
Përgatitjet e kampionatit botëror të futbollit 2010 (06.04.2009)
Kreshnik Çipi një sportist dhe biznesmen i suksesshëm (06.03.2009)
Soderling nuk ka të ndalur (06.02.2009)
Federer mezi fiton (06.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]