VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Austri
E Hënë, 06.08.2009, 10:53am (GMT1)

 

 

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi edhe njëherë ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, kësaj radhe në qytezën Leibnitz të Austrisë, ku u mbajt Kupa Evropiane e kategorisë më të lartë në Evropë për junior deri 20 vjeëar. Në këtë garë morën pjesë 30 shtete, kurse ekipi kosovar u paraqit me tre garues.

 

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në këtë turne. Së pari mposhti izraeliten Cohen Gili, pastaj sllovenken Neja Shimenc, në çerekfinale mposhti hungarezen Barbara Maros, kurse në gjysmëfinale ishte më e mirë se garuesja austriake Tina Zeltner. Në finale përballë Majlindës ishte edhe një hungareze, Katarina Sabo, të cilën për një minutë e gjysmë e deklasoi, duke e përplasur tri herë me ippon. Besfort Nallbani për herë të parë mori pjesë në turne të ketij lloji dhe në mesin e 50 garuesve në kategorinë e tij deri 73 kg u radhit i nënti me dy fitore dhe dy humbje. Nora Gjakova në kategorinë 57 kg edhe pse me një fitore dhe një humbje u kualifikua në mesin e 10 më të mirave në këtë turne. Ajo në luftën e dytë me junioren më të mirë në botë hungarezen Hedvig Karakas, u dëmtua në mënyrë drastike nga gjyqtarët, kur në 15 sekondat e fundit hodhi hungarezen e favorizuar dhe në gjyqtarët mbeten konfuz, duke mos besuar se çka ndodhi dhe nuk i dhanë Norës pikën që duhej të jepej.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.