VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Basketboll: Një rikthim i fuqishëm i Orlando Magic në finalet e NBA
E Mërkurë, 06.10.2009, 10:47am (GMT1)

Dwight Howard

Voal-online Orlando Magic ka bërë një rikthim të fuqishëm në kampionatin e NBA në fushën e vet duke mundur 108-104 Los Angeles Lakers në garën-3 dhe duke e çuar serinë në rezultatin tashmë të ngushtuar 2-1. Lojtarët e Orlando Magic, të prirë nga Rafer Alston (20 pikë, 8 nga 12 metërshi) që në fillim të ndeshjes, kanë rigjetur një shenjestër të mirë (62% e gjuajtjeve në kosh kanë përfunduar me sukses). Ka pasur ndikim të madh në fitoren e ndeshjes edhe ylli i skuadrës Dwight Howard (21 pikë të shënuara, 14 kërcime).

Në çerekndeshjen e fundit kalifornianët kanë bërë një përmirësim të ndjeshëm, duke e ngushtuar rezultatin në një moment deri 104-101. Kobe Bryant ka humbur në këtë rasti një gjuajtje të lirë, ka humbur një gjuajtje tjetër në kosh dhe një sulm trepikëish.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.