E Premte, 03.29.2024, 01:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Manchester United pranon 93 milionë euro nga Real Madrid
E Enjte, 06.11.2009, 02:07pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online - Cristiano Ronaldo shkon tek Real Madrid. Topi i Artë 2008 realizon ëndërrën e tij, aq herë të paralajmëruar. Lajmi u shpall në uebsajtin zyrtar të Manchester United. Në lajm thuhet se "është pranuar oferta rekord" nga Real Madrid për kalimin e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo tek klubi spanjoll për shifrën 80 milionë sterlina (93 milionë euro), shifra më e lartë e paguar në historinë e futbollit. "The Manchester United ka marrë një ofertë rekord dhe të pakushtëzuar për Cristiano Ronaldo nga Real Madrid. Me kërkesën e lojtarit që e ka shprehur dëshirën e tij të largohet dhe pas diskutimesh me përfaqësuesit e tij, Manchester United ka autorizuar Real Madrid të flasë me lojtarin. Operacioni duhet mbyllur brenda 30 qershorit. Në pritje të të dhënave të reja, klubi nuk bën komente të tjera," thuhet në shpalljen publike të Manchester United.


Me shifrën rekord të ofertës 93 milionë euro, Real Madrid i Florentino Perez hyn në Guinness. Sipas burimeve të brendshme të Real Madrid, klubi ka luftuar për ta ulur çmimin, por ka arritur të zbresë vetëm ca grimca, krahasuar me shifrën fillestare 96 milionë, të vendosur nga Manchester United. Edhe Real Madrid, pas pak orëve, ka konfirmuar lajmin e dhënë nga klubi anglez. "Klubi ka shpresë se do të arrijë një marrëveshje me lojtarin në ditët e ardhshme," shkruan në uebsajtin e tij Real Madrid.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë (06.11.2009)
Basketboll: Një rikthim i fuqishëm i Orlando Magic në finalet e NBA (06.10.2009)
Pse humbja me Portugalinë është e rëndëNga Besnik Dizdari (06.09.2009)
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Austri (06.08.2009)
Roxher Federer shkruan histori: rrëmben edhe turneun e 14-të Grand Slam (06.07.2009)
Shqipëri-Portugali, Kombëtarja ndëshkohet në minutën e fundit (06.07.2009)
I riu shqiptar takon Kristiano Ronaldon (06.06.2009)
Kombëtarja në Tiranë përballë Portugalisë, me besim në fitore (06.06.2009)
Kobi Brajën shënoi 40 pikë në një ndeshje të mrekullueshme (06.05.2009)
Stinor i artë për Kobi Brajën (06.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]