VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Los Angeles Lakers morën titullin e 15-të kampion amerikan
E Hënë, 06.15.2009, 05:03pm (GMT1)

 

 

 

        Kobe Bryant

Voal-online - Los Angeles Lakers (Los Anxhëlës Lleikërs) kanë marrë titullin e 15-të kampion të NBA (National Basketball Assocation - Shoqata Kombëtare e Basketbollit). Orlando Magic është mundur 4-1. Si gjithmonë Kobe Bryant venditmtar: është ai lojtari më i mirë e fazave finale. Obama i kishte parashikuar fitues. Çrregullime të rëndit në metropol pas përfundimit të garës. Kanë mjaftuar 5 ndeshje që Los Angeles Lakers të bëhen kampionë të vitit 2009 në basketbollin e Amerikës. Kobe Bryant dhe shokët e tij në garën e 5-të kanë fituar kundër Orlando Magic per 99-86, duke i çuar në 4-1 rezultatet në ndeshjet finale dhe duke rrëmbyer kështu për të 15-tën herë titullin e NBA.

Me këtë fitore traineri Los Angeles Lakers, Phil Jackson, është bërë traineri më fitues i të gjitha kohërave, me dhjetë unaza NBA (kupa e SHBA). Askush në historinë e bashketbollit amerikan nuk kishte arritur një bilanc të tillë. Edhe në ndeshjen e pestë është luajtur dhe fituar bazuar në lojën e Kobe Bryant, të cilit i është dhënë titulli "most valuable player", lojtari më i mirë i NBA në finalet 2009. Si në të gjitha ndeshjet e tjera, edhe në të pestën Bryant, ripagëzuar "black mamba", ka kapërcyer barrierën e 30 pikëve. Për të, quajtur nga kritika Michael Jordan i kohëve moderne, bëhet fjalë për kupën e katërt të karrierës. Një gjigant i zoti, jo aq për mesataren 30 pikë në ndeshje, sa për faktin se arrin të shënojë në momente vendimtare, në momente kthese për skuadrën.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.