VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Genc Hoxha publikoi emëroren e Përfaqësueses së Kosovës
E Mërkurë, 06.17.2009, 07:59am (GMT1)

 

 

 

 

Përzgjedhësi i përkohshëm i Përfaqësueses së Kosovës, Genc Hoxha, ka publikuar emëroren e futbollistëve, të cilët do të udhëtojnë në Suedi, ku më 24 qershor do të zhvillojnë ndeshjen miqësore me skuadrën e Kalmarit.

 

Futbollistët e ftuar janë: Valmir Bytyqi, Roland Duraku, Mirsad Idrizi, Fisnik Papuçi, Dukagjin Gashi, Liridon Kukaj, Behar Maliqi, Mensur Duraku, Bardhyl Kaçiu, Mentor Zhdrella, Emin Baliqi, Ymer Xhaferi, Haxhi Zeka e Robert Gjeraj. Ndërkohë në Suedi Përfaqësues do t'i bashkëngjitën edhe Etrit Berisha, Xhevdet Llumnica e Anel Raskaj. Zyrtarët e FFK-së kanë paralajmëruar se emërorja mund të pësoj ndonjë ndryshim, në rast të paraqitje të ndonjë pengese në dokumentacion. Përfaqësuesja do të ketë një grumbullim të enjten në ora 11.00 në stadiumin "Agron Rama" në Kastriot.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.