VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nuk ka Uimbëldon për Rafael Nadalin
E Shtunë, 06.20.2009, 09:07pm (GMT1)

 

 

Voal-online Nuk ka Wimbledon për Rafael Nadalin. Fituesi i vitit të shkuar dhe numri një në botë nuk do të marrë pjesë në Sllamin e madh të tretë të stinorit tenistik që fillon të hënën mbi barin e All England Club në Londër.

 

Spanjolli ka konfirmuar atë së cilës tashmë i druhej: gjuri nuk është ende më mirë për ta përballur turneun e kësaj radhe. "Nuk jam mirë 100%. Kam luajtur për muaj të tërë me probleme në gju, heqja dorë prej turneut të Wimbledon-it është një nga vendimet më të vështira të jetës sime ka thënë në një konferencë shtypi Nadal. Atletët zbresin në fushë duke bashkëjetuar me dhimbjen, nuk mund të përcaktohet se ku është kufuri. Tani kam kohën për t'u stërvitur, do të punoj me kthjelltësi për të hyrë në garat e mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur."

 

Sallaksi nga Majorka nuk luan në një ndeshje zyrtare që prej 31 marsit, kur qe eleminuar në tetës e Roland Garros prej suedezit Robin Soderlind. Në Wimbledon duhej të përballej me francezin Aranud Clement.

 

Ndërkohë, në mungesë të fituesit të vjetshëm, pra Nadalit, do të jetë Roger Federer ai që do të luajë ndeshjen e parë në Wimbledon, duke hapur ai kështu garën e sivjetme.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.