VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vladimir Kliçko mbrojti titullin
E Djelë, 06.21.2009, 09:09am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Është zhvilluar mbrëmë ndeshja aq e shumëpritur midis kampionit botëror të boksit Vladirim Kliçko dhe sfiduesit të tij të famshëm Çagajev.

Zhvillimi i ndeshjes ishte vënë në pikëpyetje deri në ditët e fundit, për shkak të sëmundjes së Hepatitit B që kishte uzbeku.

Ukrainasi Vladimir Kliçko e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në peshë të rëndë, duke e mundur sfiduesin e tij të radhës, boksierin nga Uzbekistani Ruslan Çagajev.
Vladimir Kliçko e mundi kundërshtarin me nokaut teknik pas nëntë rundash që u zhvilluan para 61 mijë spektatorëve.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.