VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Tirana, Vllaznia e Dinamo do të përballen me skuadra nordike E Mërkurë, 06.24.2009, 10:13am (GMT1)
Tirana, Vllaznia e Dinamo, tre skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator në Ligën e Europës, do të përballen me tre klube të Europës veriore, përkatësisht Stabek të Norvegjisë, Sligo Rovers të Irlandës dhe FC Lahti të Finlandës. Ky është rezultati i shortit që është hedhur mbi ndeshjet e para eliminatore në kuadrin e këtij kampionati, të cilat kanë fiksuar përballjen e këtyre tre ekipeve para tre ekipeve nordike. Tirana, nga ana e saj do të përballet me kampionen e Norvegjisë në Ligën e Kampioneve. 24-herë kampionët, tashmë nën drejtimin e kroatit Ilija Lonçareviç, shpresojnë të avancojnë në turin e tretë, pasi përballë kanë një skuadër pa asnjë eksperiencë ndërkombëtare në Ligën e Kampioneve, por me 12 ndeshje në ish-Kupën UEFA dhe 10 në ish-Kupën Intertoto. Ndërsa Vllaznia do të përballet me Sligo Rovers të Irlandës, ekip ky që drejtohet nga një anglez. Tashmë, nënkampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Irlandës me shpresë së pas përballjes së dyfishtë me Sligo Rovers, do të përsërisin suksesin e vitit të kaluar. Dinamo është ekipi i tretë shqiptar që do marrë pjesë në këtë turin e kësaj Lige, por ama më parë i duhet të kalojë sprovën me finlandezët e FC Lahtit. /NOA www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |