VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Boksi femëror do të përfshihet në Olimpiadën e ardhshme
E Djelë, 06.28.2009, 07:40pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Së shpejti do të bëhet zyrtar fakti se boksi femëror do të hyjë në Lojërat Olimpike, pra në Olimpiadat. Ky konsiderohet një vendim historik. Për herë të parë kjo do të ndodhë në Londër më 2012. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka dhënë dritën jeshile. Për këtë është folur edhe në mbledhjen e fundit: por, që të mos shtohet numri i pjesëmarrësve olimpikë, është hequr kategoria e boksi mizë mashkullor, i cili ka 40 pjesëmarrës. Në vend të tyre tashmë futen pesë kategori femërore, nga 8 boksiere për secilën kategori. Kudh dëshiron të marrë pjesë në olimpiadat duhet të fillojë të përgatitet.

 

Boksi femëro është një sport shumë i diskutuar. Në disa vende është edhe i ndaluar. Ndërkohë në shtator Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të japë dritën jeshile edhe për dy sporte që do të hyjnë në listën e garave në Lojërat Olimpike të vitit 2016: është fjala për rugby me 7 lojtarë dhe për golfin. Pastaj vjen karateja. Ende nuk marrin dritën jeshile beisbolli dhe softbolli, skuoshi dhe rolleri.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.