VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Venus dhe Serena Uilliams në çerekfinalen e Uimbëldonit
E Martë, 06.30.2009, 12:23pm (GMT1)

 

 

Dy motrat amerikane, Venus dhe Serena Uilliams janë kualifikuar pa ndonjë problem në çerekfinale të Grand Slem turneut të tenisit në Uimbëldon. Serena në të tetën e finales ka mposhtur në dy sete 26-vjeçaren sllovake, Daniela Hantuçova, 6:3, 6:1. Në çerekfinale, Serena do të ketë për kundërshtare bjellorusen, Viktoria Azarenko. Kjo e fundit shënoi fitore ndaj ruses Nadezha Petrova, në tri sete 7:6, 2:6, 6:3. Ndërkohë, Venus Uilliams nuk u djersit shumë në duel me tenisten serbe, Ana Ivanoviq, pasi kjo e fundit e dorëzoi duelin për shkak të lëndimit në gju në setin e dytë. Në paraqitjen e saj të 10-të në çerekfinale të Uimbëlldonit, Venus Uilliams do të përballet me polaken, Agniesa Radvanska, e cila në të tetën e finales e mposhti francezen, Melani Oudin, në dy sete, 6:4, 7:5.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.