VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Motrat Uilliams përballë edhe në këtë finale të Uimbëlldonit

E Premte, 07.03.2009, 07:39am (GMT1)


 


Voal-online Siç pritej gjerësisht, edhe edicioni i 123-të i Championships aktin e katërt të motrave Williams, finaliste të shumëfishta të Wimbledon. Epilogu më logjik, shpallur nga zotërueset e livadheve londineze prej nëntë vitesh me radhë. Prej 2000, vetëm një vit (2006) asnjëra prej motrave nuk e ka arritur finalen. Venus kundër Serena, pra, për herë të katërt në finale në All England Club. Në tri ndeshjet e mëparshme ka udhëhequr 2-1 Serena, e vogla, favorite edhe kësaj radhe. Por parashikimet janë të shumta edhe në favor të Venus, pesë herë fituese këtu dhe tetë herë finaliste. Jo vetëm për bilancin rekord (Serena vetëm dy herë në Wimbledon, më 2002 e 2003) por edhe për tenisin që ka ofruar në dy javët e fundit.

Në pjesën mashkulore Andy Murray, favorit n.3, pret Andy Roddick, n.6. Në favor të skocezit janë pjesa më e madhe e analistëv. Përballë Roger Federer është Tommy Haas. Pothuaj favorit zvicerani. Federer, nga janari i vitit 2002, i ka fituar tetë ndeshje radhazi kundër gjermanit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.