VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Françesko Toti: Do të qëndroj me Romën deri më 2014

E Hënë, 07.06.2009, 11:44am (GMT1)



 

Voal-online Roma zbriti në fushë të dielën për ndeshjen e parë miqësore. Kapiteni Francesco Totti ka shënuar 3 gola në ndeshjen që ka përfunduar 9:0 për Romën. Kuqeverdhët janë ndeshur me një skuadër të futbollit joprofesionist italian. Totti, i kritikuar kohët e fundit si pika më e dobët e skuadrës, në 45 minuta sa ka luajtur, ka qenë protagonisti i madh i ndeshjes, përveç golave të shënuar edhe në rolin e përhershëm të kapitenit prestigjioz.

Ai vetë ka deklaruar se do të qëndrojë me Romën deri më 2014. ''Totti e është nga ata që di të nuhasë portën dhe të krijojë mirëbesim te publiku. Me lojën e sotme ka treguar dëshirën për të luajtur," ka komentuar traineri. Golat e tjerë kanë mbajtur firma e Vucinic, Taddei, Greco (2) ed Esposito (2).

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.