VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Jeta e Felipe Masës në rrezik
E Djelë, 07.26.2009, 09:03am (GMT1)

 

 

Voal-online Është operuar me urgjencë pas një dëmtimi në kokë, në incidentin e ndodhur dje pasdite gjatë provave të Çmimit të Madh të Hungarisë automobilisti brazilian i klubit italian Ferrari (një copë e shkëputur nga makina e Barrichellos e ka goditur në pjesë e hapur të kaskës). Felipe Massa është në një gjendje të rëndë që e kërcënon jetën e tij, por aktualisht vazhdon të jetë ende në gjendje të qëndrueshme. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi Peter Bazso, drejtori mjekësor i spitalit AEK të Budapestit, ku është shtruar piloti i klubit automobilistik Ferrari dhe ku po i bëhet përkujdesje intensive. Braziliani ka qëndruar gjithë natën nën barna qetësuese. Sot paradite automobolisti i aksidentuar pritet të rizgjohet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.