VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Felipe Masa nuk ka dëmtime në tru
E Djelë, 07.26.2009, 02:36pm (GMT1)

Voal-online Felipe Massa nuk ka dëmtime trunore. E kanë pohuar sot mjekët e spitalit AEK në Budapest. Gjithsesi parashikimi për fatin e pilotit të klubit Ferrari mbetet i përmbajtur pas operacionit të djeshëm, kur ai ndodhej pa ndjenja për shkak të një goditjeje të furishme në kockën sipër vetullave. Mjekët kanë shpjeguar edhe se braziliani do të vazhdojë të mbahet nën të njëjtën trysni të barnave edhe për 48 orë të tjera. Pas kësaj do të dihet përafërsisht se kohë do t'i duhet për ta marrë veten.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.