VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Federika Pelegrini medalje të artë dhe rekord botëror
E Hënë, 07.27.2009, 07:30am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Federica Pellegrini ka fituar medaljen e artë në garën e 400 metrave stil i lirë në botëroret e notit të Romës duke shënuar edhe një rekord të ri botëror. Rekordi i ri është 3'59''15; rekordi i mëparshëm ishte 4'00''41 dhe i përkiste po Pellegrinit.  Medaljen e argjendë e ka marrë anglezja Joanne Jackson me 4'00''60, të bronxtën anglezja tjetër Rebecca Adlington me 4'00''79. Pellegrini është femra e parë që zbret nën 4 minuta.

 

"E kam pasur shumë të rëndë sot. Në një moment kam menduar se e kam humbur shpresën: pasdite jam shtrirë në shtrat, ndihesha me temperaturë." Kështu thotë Federica Pellegrini, tejet e lumtur, njëkohësisht mosbesuese ndaj asaj që ka arritur. "Uji i ftihtë ia ka arritur të ma zbresë temperaturën. Deri para 10 minutash ka qenë tepër e rëndë. Kjo garë është shumë e vështirë, më tepër mendërisht se fizikisht. Deri në 5 metrat e fundit nuk besoja."

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.