VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Majkël Felps vendos rekord të ri botëror në 200 metra flutur
E Enjte, 07.30.2009, 11:50am (GMT1)

 

 

Në Kampionatin botëror të notit, i cili po mbahet në Romë, kanë vazhduar të thyhen rekordet botërore. Notari amerikan, Majkëll Felps ka fituar medaljen e artë në 200 metra në stilin flutur dhe atë duke vendosur rekord të ri botëror, me kohën 1:51.51 minutë, duke e përmirësuar rekordin e deritashëm për 52 të qindtat e sekondës.

 

Rekord të ri botëror ka vendosur edhe notarja italiane, Françeska Pelegrini, në garën 200 metra stil të lirë. Ajo garën finale ka përshkuar me kohën 1:52.98 minutë, duke e përmirësuar rekordin e vendosur vetëm një ditë më herët për 69 të qindtat. Notari jugafrikan, Kameron Vandenburg ka arritur deri te medalja e artë në garën 50 metra në stilin e gjoksit, me kohën 26.7 sekonda, me çka theu rekordin e vjetër botëror për 7 të qindtat e sekondës. Ndërkohë një rekord botëror është thyer edhe në garën gjysmëfinale, 50 metra në stilin shpinë. Ka qenë notarja ruse, Anastasia Zujeva, e cila e ka përshkuar këtë distancë për 27.38 sekonda. Notarja 19-vjeçare ruse e ka përmirësuar rekordin e vendosur në Berlin para një muaji nga gjermania, Daniela Samulski për 23 të qindtat e sekondës. Do theksuar se në Kampionatin botëror në Romë deri më tash janë thyer 20 rekorde botërore.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.