VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ndërroi jetë legjenda e futbollit anglez Bobi Robson
E Shtunë, 08.01.2009, 09:35am (GMT1)

 

 

Futbollisti dhe trajneri legjendar anglez, Bobi Robson, dje në moshën 76-vjeçe ka ndërruar jetë. Robson ka kohë që ka luftuar me sëmundjen e kancerit. Ai në karrierën e tij si futbollist ka bartur fanellën e Fulhamit, Uest Bromuiçit, Ipsuiçit, PSV Aindhovenit, Sportingut, Portos, Barcelonës dhe Njukasëllit.

 

Në kumtesën e lëshuar për media nga familja e të ndjerit thuhet: "Me pikëllim të thellë njoftojmë se Bobi Robson ka humbur luftën e tij të gjatë me kancerin. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Kontri Durham, kurse përkrah tij ishin bashkëshortja e tij dhe familja e ngushtë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet privatisht dhe vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë". Legjenda Bobi Robson ka luftuar plotë 18 vjet kundër kësaj sëmundje të vështirë. Paraqitja e tij e fundit në opinion ishte fundjavën e kaluar në ndeshjen humanitare për fondacionin e tij. Bobi Robson ishte trajneri më i suksesshëm anglez në 50 vitet e fundit, si në Angli ashtu edhe jashtë vendit (Portugali, Spanjë, Holandë). "Gjendjen time mjekët e kanë përshkuar si të papërmirësuar që nga faza e fundit e kemoterapisë. Sigurisht se shumë shpejt do të vdes. Por, në fund çdo njeri duhet të vdes, kurse unë kam përjetuar kënaqësi në çdo moment të jetës sime", ka pohuar Bobi Robson, në njërën prej deklaratave të tij të fundit për media.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.