VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e argjendtë në Pragë
E Hënë, 08.03.2009, 08:27am (GMT1)

 

Xhudistja Majlinda Kelmendi edhe këtë javë fitoi medalje të argjendtë në Kupën Evropiane për juniore në Pragë. Majlinda, së bashku me Nora Gjakovën morën pjesë në Kupën Evropiane TOP A për juniore në Pragë. Në këtë garë morën pjesë 25 shtete dhe ishte kjo garë e vlefshme për renditjen evropiane, e ku tani Majlinda është e dyta në radhitje.

 

 Majlinda edhe kësaj radhe me tri fitore të njëpasnjëshme me ippona mposhti garuesen nga Austria, Gferer, atë nga Zvicra, Katrin Frej dhe në gjysmëfinale garuesen nga Polonia, Suzana Pavlovska. Ndërkaq në finale ajo u ballafaqua me junioren më të mirë në Evropë, hungarezen Barbara Marosh, nga e cila pësoi humbje dhe u detyrua të kënaqet me medaljen e argjendtë, që gjithsesi është sukses. Ndërkohë, Nora Gjakova në Pragë humbi nga garuesja austriake Anja Majer dhe mbeti pa plasman.RTK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.