VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

I mbushi 50 vjet goli më i bukur i Pelé
E Hënë, 08.03.2009, 09:09am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Është konsideruar në mënyrë absolute goli më i bukur i realizuar nga Pelé.Edhe ai vetë, Edson Arantes do Nascimento, e quan të tillë. E ka shënuar 50 vjet më parë, më 2 gusht 1959. Një magji e pashoqe, tre sombreri njëri pas tjetrit, i treti portieri. Stadiumi Rua Javari i San Paolo, ku Santos i Pelé përballej me Clube Atletico Juventus. Santos po fitonte 3-0, por askush nuk e përfytyronte se nga ai moment do të hynte në historinë e futbollit botëror. Pelé merr topin në afërsi të pikës së njëmbëdhjetëmetërshit. Një dribbling i parë më një butësi të rrallë. Pastaj fillon shkëmbimin e topave mbi kokat e kundërshtarëve. Një i parë, një i dytë, në fund i takon portierit. Porta është bosh dhe numri 10 i Santos shënon me kokë.

Meqë në atë kohë nuk kishte regjistrime filmike të atij goli, Pelé ka dashur në çdo mënyrë që ai aksion të rindërtohej në kompjuter me një animizim. Se ashtu do të përjetësohej. Jashtë stadiumit, në kujtim të atij goli, në gusht 2006 janë realizuar një bust i kampionit brazilian e një pllakë përkujtimore.

Pastaj ka lindur legjenda, siç ndodh gjithmonë në këto rrethana. Lojtarët e dribluar janë bërë katër, pastaj pesë, deri në shtatë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.