VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berluskoni: Milani klubi më i mirë në botë!
E Martë, 08.04.2009, 07:38am (GMT1)

 

 

 Ronaldinjo

 

 

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni ka pohuar se klubi i tij edhe më tej është i paarritshëm për klubet tjera, ndonëse gjatë kësaj vere ka humbur yllin e skuadrës, Kaka. "Ishim dhe ende jemi skuadra më e mirë në botë", ka pohuar Berluskoni, duke shtuar:

 

"Jemi në një pozitë shumë të fortë në këtë moment, me trajner të ri dhe me një përzierje të mirë të futbollistëve, disa prej të cilëve janë me përvojë të madhe, e disa shumë të ri, por të talentuar". Sa i përket pyetjes për largimin e mundshëm të Andrea Pirlos në Çelzi, Berluskoni ka thënë: "Nuk di asgjë për largimin e Pirlos, prandaj rreth kësaj çështjeje nuk duhet të brengosemi".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.