VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Federata Shqiptare e Alpinizmit aktivitete në Theth
E Martë, 08.04.2009, 08:01am (GMT1)

Turizmi malor në Shqipëri po shton gjithnjë e më shumë frekuentuesit e tij. Në aktivitetet e Federatës Shqiptare të Aplinizmit, destinacioni i radhës ishte Thethi, ku përgjatë 3 ditëve 2 grupe nga 7 ekipe kanë kryer ngjitje në mal.

Të pasionuarit e natyrës prej vitesh kanë zbuluar bukuritë e Alpeve shqiptare, ndërsa numri i vizitorëve vazhdon të rritet nga viti në vit. Thethi është ndër destinacionit turistike jo vetëm e shqiptarëve por edhe e turistëve të huaj, të cilët zgjedhin muajt e nxehtë të verës për të eksploruar bukuritë e natyrës përmes sportit të alpinizmit.

Përparim Laci, komandanti i ngjitjeve në mal shpjegon qëllimin kryesor të aktiviteteve malore, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.
"Misioni kryesor i alpinizmit për rininë është të njohim Alpet tona dhe të zhvillojme turizmin malor , i cili po shoh se po jep frutet e tij" theksoi Laci.

Të grumbulluar në kampe, turistët cdo ditë organizojnë aktivitetet e tyre sportive mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit pa fund. Në këtë zonë të bukur veriore ata kanë mundësi të njihen më nga afër jo vetëm me pamjet piktoreske por edhe me banorët e traditat e tyre të veçanta

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.