VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Daily Mail: Lorik Cana një blerje nxitëse e Sandërlëndit
E Mërkurë, 08.05.2009, 08:18am (GMT1)

 

 

Në një analizë të saj kushtuar merkatos së klubeve të Premier Ligës angleze për sezonin e ardhshëm, gazeta e njohur britanike "Daily Mail", e ka vlerësuar si një blerje "eksituese" atë të Lorik Canës nga Sandërlendi. Stiv Brus ka bërë disa shtesa modeste te një skuadër, që ishte keqazi nënformë sezonin e kaluar. Do të ketë nevojë për pak nënshkrime cilësore, nëse Sandërlendi do të luftojë për mesin e sipërm të tabelës. Shënjat e mira: Brus mund të sigurojë një përmirësim nga sezoni i dëshpëruar i vitit të kaluar, ndërkohë që Cana mund të jetë një nënshkrim shumë nxitës. Shenjat e këqija: Piter Krauç bëhet lojtari i fundit që tregoi mospërfillje për klubin, për shkak të pozicionit", shkruhet në specialen e "Daily Mail". Cana debutoi me fanellën e Sandërlendit në miqësoren e fituar 2-1 kundër Sëlltikut, të shtunën e kaluar. Loriku ka veshur fanellat e tre ekipeve si lojtar profesionist, dy në Francë, ato të Paris Sën Zhermenit e Olimpikut të Marsejës, dhe Sandërlendit në Angli. Lorik Cana ka fituar vetëm një trofe gjatë karrierës së tij futbollistike, pikërisht Kupën e Francës të fituar me Paris Sën Zhermenin në vitin 2004. Mesfushori shkatërrues numëron 31 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, për të cilën luan që nga mosha 19 vjeç. Cana ka shënuar vetëm një gol.

 

Bent "thyen" rekordin e Lorikut

 

Ylli i Anglisë, Darren Bent, theu "rekordin e Lorik Canës" si blerja më e shtrenjtë e Sandërlendit, pasi ish-sulmuesi i Totenhemit pranoi të transferohej te "macet e zeza" në "Stadiumin e dritës". Cana u transferua te Sandërlendi nga Marseja për shumën e 6 milion eurove, ndërkohë që kartoni i Darren Bent, sipas medieve angleze kushtoi 16.5 milion euro.

 

Tifozët: "Gabim shitja e kapitenit"

Ultrasit e Marsejës e konsiderojnë një gabim shitjen e Lorik Canës, te një klub anglez i dorës së dytë. "Një kapiten ekzemplar si ai, që ka çuar lart ngjyrat e klubit tonë e na ka bërë krenar, meritonte më shumë. Do të mbetet gjithmonë në memorien tonë. Shitja e tij është një gabim i klubit dhe DD (trajnerit Didier Deshamps)", shkruan tifozi i identifikuar si "JPP2000".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.