VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Trajnerët. Augsburgu  i Kapllanit favorit për Bundesligë
E Mërkurë, 08.05.2009, 05:10pm (GMT1)

 

 

"Stadium i ri, lojtarë të rinj dhe një bos i ri me ëndrra të mëdha, kështu Augsburg troket në derën e Bundesligës", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, 'DPA'. Një nga blerjet e këtij sezoni është dhe ish-sulmuesi i Karlsruhes dhe i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, që nga ana e drejtuesve të klubit gjerman konsiderohet si në forcë plus në vijën e parë sulmuese. Augsburgu, skuadra e sulmuesit shqiptar, Edmond Kapllani, ka shanset më të mëdha për t'u ngjitur në Bundesligën 1 sezonin e ardhshëm. Konkluzioni ka dalë nga vetë 18 trajnerët e skuadrave të Bundesligës 2, që e shohin Augsburgun si një nga top-kandidatët e sezonit 2009-2010. "Stadium i ri, lojtarë të rinj dhe një bos i ri me ëndrra të mëdha, kështu Augsburg troket në derën e Bundesligës", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, 'DPA'. Një nga blerjet e këtij sezoni është dhe ish-sulmuesi i Karlsruhes dhe i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, që nga ana e drejtuesve të klubit gjerman konsiderohet si në forcë plus në vijën e parë sulmuese. "Augsburgu do të shpallet kampion. Ka një ekip të mirë dhe një Jos Luhukaj, i cili është shumë i zoti", tha Jurgen Luginger i Rot-Vajs Oberhauzenit. Augsburg ndërtoi një stadium të ri për të cilin u shpenzuan 45 milion euro, dhe sipas DPA-së, bosi i klubit Seinsh, përmbushi ëndrrën e tij të parë. Blerja e lojtarëve të rinj cilësorë ishte angazhimi tjetër i presidentit të Augsburgut, dhe ish-sulmuesi i Karlsruhes, Kapllani, vlerësohet njëri prej tyre.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.