
Voal-online - LONDRA, 10 KORRIK - Victoria Azarenka, gjysmëfinaliste në Wimbledon, është nr.1 e renditjes WTA. Bjellorusja kapërcen rusen Maria Sharapova, e cila ishte në majë për vetëm 4 javë dhe tani është e 3ta, kapërcyer edhe nga polakja Agnieszka Radwanska.
Fiton 2 pozicione dhe është tashmë e 4ta Serena Williams, fituese e turneut të Londrës. Ndërsa gjermania Angelique Kerber arrin në vendin e 7të duke lënë parapa danezen Caroline Wozniacki. Lajme të mira edhe për Italinë: Sara Errani ngjitet një shkallë dhe është e 9a.(ansa)