VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Çelzi fitoi Superkupën e Anglisë
E Hënë, 08.10.2009, 09:43am (GMT1)

 

 

Futbollistët e Çelzit e kanë nisur edicionin garues 2009/10 me trofe, duke e mposhtur Mançester Junajtedin në ndeshjen e Superkupës së Anglisë, e njohur si "Community shields". Ndeshja në kohën e rregull u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2, por në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan futbollistët londinez, të cilët për herë të katërt festuan këtë trofe në "Wembley".

 

Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti ishte në disavantazh pas pjesës së parë, 0:1, me golin e shënuar nga Nani, në minutën e 10-të, por në pjesën e dytë londinezët bënë kthesë në rezultat. Rezultatin në 1:1 e barazoi Karvalho, kurse Çelzin e kaloi në epërsi Lampard. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundojë 2:1, ishte Uejn Runi, i cili në minutën e 90+2 realizoi golin e barazimit. Në serinë e penalltive protagonist kryesor ishte portieri i Çelzit, Petër Çeh, i cili priti gjuajtjet e Gigsit dhe Evras.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.