VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Miqësorja Zvicër-Itali 0:0
E Enjte, 08.13.2009, 03:46pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Ndeshjet miqësore të gushtit, sipas ekspertëve, nuk mund të merren plotësisht për bazë, nisur nga fakti që shumë nga lojtarët ende nuk janë në formë. Por miqësorja Zvicër-itali ishte i vetmi provim i mirëfilltë për Ottmar Hitzfeld para sfidës shumë të rëndësishme të kualifikimeve botërore jugafrikane kundër Greqisë, më 5 shtator. Traineri zviceran ka parapëlqyer Philipp Degen në vend të Stephan Lichtsteiner (skualifikuar për ndeshjen me Greqinë, ku mund të riaktivizohet Valon Behrami) e, pas si e papritur, për Gelson Fernandes në vend të Benjamin Huggel.

 

Tridhjetë minutat e para të ndeshjes së zhvilluar në Sant Jakob të Bazelit kanë folur pothuajse krejtësisht për italianët. Kjo ka bërë që portieri zviceran Benaglio të shfaqë anët e tij më të mira. Në 13' Chiellini ka realizuar një goditje të fortë ndaj portierit të Wolfsburg pas një pasi të Criscito, por ndërkohë ishte offside Gilardino; rezultati ka mbetur kështu 0-0. Pastaj kanë pasur raste krejt të volitshme prapë Gilardino, që ka gjuajtur lart, ndërsa Benaglio ka pritur bukur një goditje të Marchisio. Nga rastet e shumta të mëvonshme të italianëve ishin dy që pati Zambrotta.

 

Pas këtij tridhjetëminutëshe futbollistët e Hitzfeld kanë filluar të gjejnë veten. Në 34' Barnetta ka goditur traversën e portës pas një sulmi të bukur të N'Kufo. Fill pas pushimit dy raste të humbura të Inler kanë lënë të kuptohet se Zvicra ishte gati të tregonte vlerat e saj.

 

Greqia, ndërkohë, ka humbur në Poloni 2:0. Izraeli, kundërshtari tjetër i grupit, ka barazuar në Irlandën e Veriut 1:1.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.