VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Basketboll: Zvicra humb me Shqipërinë në Korçë
E Djelë, 08.16.2009, 08:03am (GMT1)

Voal-online Zvicra e ka filluar më së keqi xhiron e kthimit të Kampionatit Evropian në Seksionin B duke humbur 76-73 kundër Shqipërisë, pavarësisht rikthimit të Sefoloshës në ekipin kombëtar.

 

Në Korçë kryqkuqët udhëhiqnin 36-30 deri në gjysmën e garës, derisa filluan të pësojnë vërshimin e skuadrës shqiptare të kryesuar nga Karaj.

 

Në përfundim të lojës lojtarët helvetikë bënë tepër gabime, duke bërë që të përjashtohen Ramseier, Sefolosha e Vogt përkatësisht 2'34'', 1'37'' e 30'' para përfundimit të ndeshjes. Humbja e pakëson mundësinë e kualifikimit të Zvicrës në turin e mëvonshëm.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.