VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bolt vendos rekord të ri botëror
E Hënë, 08.17.2009, 07:44am (GMT1)

 

 

Usain Bolt edhe njëherë dëshmoi se kush është njeriu më i shpejtë në botë. Atleti nga Xhamajka bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në garën e 100 metrave në serinë finale të Kampionatit botëror të atletikës në Berlin, duke regjistruar rekordin e ri botëror 9,58 sekonda, i cili është 11 të qindtat më i shpejtë se rekordi i mëparshëm. Shkëlqyer është paraqitur edhe Tyson Gay, i dyti, me 9 sekonda e 71 të qindtat, si dhe Asafa Powell, i treti, me 9 sekonda e 84 të qindtat. Rekordi i Bolt shënon një hop tjetër në këtë garë, duke zbritur për të parën herë poshtë 9,6 sekonda. Kështu ai thyen rekordin e tij të vendosur në Pekin, saktësisht një vit më parë, më 16 gusht 2008, me 9 sekonda e 69 të qindtat. "Hallo, hallo, hallo... " ka thënë kampioni. "Isha këtu për titull, jo për rekord. Doja vetëm të kënaqesha. Ia arrita. Absolutisht."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.