VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barrikelo triumfoi në Valencia
E Hënë, 08.24.2009, 06:44am (GMT1)

Ngasësi brazilian, Rubens Barrichelo ka shënuar fitore në garën për Çmimin e Madh të Evropës, që u mbajt në shtegun e Valencisë. Për Barrichelon kjo është fitorja e 10-të në karrierë, por e para në pesë vitet e fundit.

Braziliani e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë ngecjen prej 14 sekondash të Luis Hamiltonit në hyrjen e dytë në boks dhe e tejkaloi. Më pas braziliani pa ndonjë vështirësi arriti ta ruajë pozitën kryesuese. Në podiumin e fituesve krahas Barrichelos u ngjit edhe kampioni në fuqi, Hamilton dhe ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikonen. Ngasësi britanik, Xhenson Baton e mbylli garën në pozitën e shtatë, por edhe më tej kryeson renditjen e përgjithshme, me 18 pikë përparësi ndaj kolegut të tij të skuadrës, Rubens Barrichelo.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.