VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Xhudistët kosovarë nesër udhëtojnë në Roterdam
E Hënë, 08.24.2009, 04:13pm (GMT1)

 

 

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, udhëton nesë për në Roterdam të Holandës, ku do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin botëror për të rritur. Kosovën në këtë aktivitet do ta prezantojnë Majlinda Kelmendi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Zymer Zekaj (73 kg) dhe Shkumbin Dautaj (81 kg).

 

Sipas përzgjedhësit Driton Kuka gjasa për kryesim ka Majlinda Kelmendi, e cila është sportistja më e shquar e përfaqësueses së Kosovës, e cila në rast të fatit në tërheqjen e shortit ka mundësi të renditet në mesin e 10 më të mirave në kategorinë e saj. Do theksuar se në këtë Kampionat botëror marrin pjesë 105 shtete, kurse në mesin e garuesve janë edhe 9 fitues të medaljeve të arta. Garat mbahen prej 26 deri më 31 gusht në "˜Ahoy Arena' në Roterdam.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.