VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tre lojtarë të Real Madrid agjërojnë
E Martë, 08.25.2009, 07:44am (GMT1)

 

 

Yjet e Real Madridit si Karim Benzema, Lassana Diarra dhe Mahamadou Diarra nuk do t'i pengojë agjërimi për të luajtur.

Muaji i Ramazanit ka filluar nga 22 gushti sipas kalendarit islamik dhe myslimanët do të ndalin bukën, pijen dhe gjërat tjera prej agimit gjerë në perëndimin e diellit.
Mjekët e klubit kanë disejnuar një program special për këta lojtarë duke ruajtur lëngjet dhe karbohidratet të cilat mund të rezultojnë me plogështim dhe në ndonjë lëndim serioz, derisa humbja e peshës është normale gjatë agjërimit.
Fatmirësisht për madrilenët, Ramazani nuk do të prekë shumë ndeshje, duke prekur vetëm 3 prej tyre kundër Deportivos, Espanyol dhe Xerez.
Sidoqoftë, lojtarët e kombëtares franceze, Karim Benzema dhe Lassana Diarra, do të luajnë dy ndeshje më shumë me kombëtaren e tyre kundër Rumanisë dhe Serbisë.
Lojtar tjetër që do agjërojë tërë muajin është edhe Freddie Kanoute i Sevillas.
Fakt tjetër është që trio e Barcelonas, Eric Abidal, Keita dhe Yaya Toure, do të shtyjnë agjërimin për të dëshmuar profesionalizmin e tyre ndaj klubit.NOA
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.