VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fatmire Bajramaj realizoi dy gola në fitoren e Gjermanisë
E Enjte, 08.27.2009, 11:33am (GMT1)

 

Fatmire Bajramaj realizoi dy gola në fitoren e Gjermanisë Futbollistja kosovare me nënshtetësi gjermane, Fatmire Bajramaj ka shënuar dy gola në fitoren e mbrëmshme të Gjermanisë, në ndeshjen e parë të Kampionatit evropian ndaj Norvegjisë, me rezultat 4:0.

 

Fatmirja, e cila hyri në lojë në minutën e 66-të realizoi golin e dytë dhe të katërt për kombëtaren gjermane, derisa dy golat tjerë u shënuan nga Linda Bresonik dhe Anja Mitag. Ndeshjen e radhës kombëtarja gjermane e zhvillon më 27 gusht ndaj Francës. Kampionati evropian për femra po mbahet në Finlandë dhe do të zgjasë deri më 10 shtator. Ndërkohë, duhet theksuar se në muajin tetor futbollistja kosovare ka paralajmëruar botimin e autobiografisë së saj, me titullin "Qëllimi im në jetë".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.