VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barcelona fiton edhe Superkupen e Evropës
E Shtunë, 08.29.2009, 09:39am (GMT1)

 

 

Skuadra e Barcelonës ka fituar Superkupën e Evropës, pasi sonte në Monako ka mposhtur skuadrën fituese të Kupës së UEFA-s në edicionin e kaluar, Shahtjor Donjesk, me rezultat 1:0.

 

Skuadrës së Pep Guardiolës iu kanë nevojitur madje 115 minuta lojë për të thyer rezistencën e ukrainasve dhe për të fituar këtë trofe. Golin e fitores për Barçën e ka shënuar Pedro Rodrigez (115') pas një asistimi të shkëlqyer të Lionel Mesit. Për Barcelonën ky është trofeu i pestë në 13 muajt e fundit. Pak ditë më parë katalanasit fituan edhe Superkupën e Spanjës, kurse në edicionin e kaluar krahas Ligës së Kampionëve ka fituar edhe titullin e kampionit dhe dhe Kupën e Spanjës. "Nuk e prisja se do të shënoja gol, por e kapa mirë pasimin e përkryer të Mesit dhe jam shumë i lumtur për golin. Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe goli erdhi ne momentin e duhur. Jam shumë i lumtur që dhashë kontributin tim për fitimin e këtij trofeu", ka theksuar Pedro Rodrigez menjëherë pas ndeshjes.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.