E Shtunë, 10.24.2020, 05:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël"
E Shtunë, 01.10.2009, 04:14pm (GMT+1)

Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël"

 

Flet për La Repubblica kampioni Brazilian. Flokët e zeza i mban të hedhura, duke u kujdesur tepër për gërshetat e tij, t’i mbajtë nën një kontroll të fortë, që të mos e pengojnë gjatë lojës. Ronaldinho ngjan më tepër me një rapper. Ronaldo de Assis Moreira, 29 vjeç nuk i ka mbushur ende, në pulsin e dorës të majtë mban një orë të madhe të florinjtë, ndërsa në dorën e djathtë një byzylyk po të artë. "Dëgjoj samba, hip hop, salsa, rock e shumë të tjera. Atë lloj muzike që ka shumë ritëm brënda. Pastaj më pëlqen të kërcej. Pas futbollit, muzika është pasioni im i dytë i jetës.” Tifozët gjithë kohës e thërrasin për një autograf, dhe ai firmos disa dhjetëra të tillë shumë i sjellshëm.

PYETJE: Si të janë dukur këta muajt e parë në Itali ?
RONALDINHO: "Kanë qenë shumë të mirë, kam fatin që e kam edhe familjen pranë. Gjendem përballë një futbolii ndryshe nga ai spanjoll, por është një lojë që më pëlqen.”

PYETJE: Do të thuash që squadra e Milanit nuk është ndryshe nga ajo e Barcelonës ?
RONALDINHO: "Eh, dua të them se Barcelona ka bregdetin, por megjithatë dua të them se ngrohtësia e njerëzve nuk më bën të ndjej të ftohtin e Milanos.”

PYETJE: Ka ndryshim të madh me Spanjën ?
RONALDINHO: "Në Spanjë loja është më teknike, me më tepër individualitet. Në Itali, loja është më tepër kolektive, më komplekse, që të kërkon një përgatitje shumë të mirë fizike. Pastaj edhe pozicionet e skuadrës janë të ndryshme.”

PYETJE: Është e vërtetë se këtu bën një jetë shumë ndryshe me atë që bëje në Barcelonë, se këtu je më shtëpiak. Duket se për momentin është e pamundur të dalësh prej shtëpie, nga pressioni i tifozëve ?
RONALDINHO: "Jo, nuk është e pamundur.
Kinema, restorant, teatër: i bëj gati të gjitha këtu. Të firmos autografë për tifozët për mua nuk është një problem. Nganjëherë dal edhe për të bërë pazare, edhe për të gatuar më vjen për doresh kur më vjen rasti. Që kur kam qenë i vogël kam ëndërruar që të bëhem një futbollist i shquar, dhe ja kam arritur mrekullisht.”

PYETJE: Por duhet të jesh gjithnjë i kujdeshëm kudo që të ndodhesh, a ke parë ndonjëherë nëpër gazeta ndonjë foton tënde që nuk të ka pëlqyer?
RONALDINHO: "Kur je një personazh duhet të jesh gjithnjë i kujdesshëm edhe për këtë aspekt. Është një përgjegjësi që e kam pranuar.”

PYETJE: Megjithatë brazilianët kanë treguar se kudo të ndodhen janë të aftë të organizojnë komunitetin e tyre.
RONALDINHO: "Kjo ndodh edhe tek Milan. Familjet tona janë të bashkuara, frekuentojnë njëra-tjetrën. Kjo është pjesë e kulturës tonë: që të jemi të bashkuar - të bashkuar duke filluar prej guzhinës e deri tek muzika.”

PYETJE: Po me  Beckham si ja kalon? Në Dubai jeni stërvitur shumë bashkë.
RONALDINHO: "Tek Milan kemi shumë qëndërsulmues me karakteristika të ndryshme. Ai është i jashtëzakonshëm për të manovruar topin, e prek atë si rrallëkush në botën e futbollit, është i saktë, ka një përqindje të lartë të kalimit të saktë të topit e pastaj më duket që punon shumë.”


PYETJE: Por tani në krye duket sikur është Messi. Më tepër se Ronaldo.
RONALDINHO: "Nuk e di nëse është më i miri në botë, sigurisht që është ai që më pëlqen më shumë. E kam parë të rritet tek Barcelona. Bën një tribling të jashtëzakonshëm dhe di të luaj me gaz e alegri, që për mua është shumë e rëndësishme.”

PYETJE: E atëhere kush është braziliani më i mirë në botë për momentin ?
RONALDINHO: "Milan ka lojtarë si Pato, Kakà, e tjerë. Edhe Roma ka brazilianë të shkëlqyer si Juan. Në çdo vend luan një lojtar i madh brazilian. Dani Alves që luam me Barcelonën veçanërisht.”

PYETJE: Meqë ra fjala a të merr malli për nacionalen braziliane ? Pas Pekinit nuk je paraqitur kur të kanë kërkuar.
RONALDINHO: "Për mua ishte e rëndësishme që të bëja një punë të mirë me Milan, që t’ia dilja të ambientohesha me skuadrën, që të përgatitesha sa më mirë fizikisht.
Sidoqoftë do të kthehem shpejt.”

PYETJE: Si do të shkojë ndeshja Roma-Milan?
RONALDINHO: "Është hera e parë që do të luaj në Olimpik. Do të jenë shumë brazilianë në fushë, një spektakël i madh.”

PYETJE: A do të luajë Milan me të gjithë yjet që ka tani duke filluar prej Beckham tek Ronaldinho?
RONALDINHO: "Mendoj se është e mundur. Tek Milan luajnë disa prej lojtarëve më të mirë të botës. Për të luajtur bashkë, mjafton që secili të sakrifoikojë ca më shumë se zakonisht.”

PYETJE: Kupa a është e mundur që ta fitoni?
RONALDINHO: "Interi ka lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të shkëlqyer. Ne mund që të luftojmë për kupën, është e vështirë por jo e pamundur.”

PYETJE: Ti je mik i ngushtë me Adrianon, çfarë po i ndodh kohët e fundit ?
RONALDINHO: "Adriano është një lojtar që mund të luajë me të gjitha skuadrat e botës. Unë i qëndroj gjithnjë pranë dhe i uroj të gjithë qetësinë që meriton dhe për të cilën ka nevojë.”

PYETJE: Ti ke fituar Botërorë, Liga dhe Kampionatë. Kur e ke pasur zhgënjimin më të madh...
RONALDINHO: "Të gjitha herët kur nuk kemi fituar me kombëtaren.”

PYETJE: E për Topin e Artë e mund ta fitosh përsëri ?
RONALDINHO: "E përse jo, por në fillim dua që të fitojë Milan.”

PYETJE: Shtatë gola në kampionat, dy tek Kupa Uefa. Si ishte viti që shkoi për Ronaldinho?
RONALDINHO: "I mirë. Për sa i përket numrit të golave, nuk është një arritje për mua, sepse përpara disa vitesh me Barcelonën kam bërë deri njëzet gola. Unë jam më tepër se një golshënues, një krijues i lojës, jam në dispozicion të sulmuesve, të cilët zakonisht bëjnë gola plot.”

PYETJE: Trajneri i Milan Ancelotti ka ndërtuar skema për Ronaldinho apo e ka lënë të lirë ?

RONALDINHO: "Mister është një tip i qetë, gati një mik. Më jep mjaft liri në veprime, por një lojtar i madh e di se i duhet të ndihmojë skuadrën ".

PYETJE: Ëshë e vërtetë se e ke lexuar librin Gomorra?
RONALDINHO: "Po është e vërtetë, ma ka dhënë një miku im në Napoli, unë i kam dhuruar nga ana ime libër me përralla braziliane.”

PYETJE: Nuk është një libër pak …
RONALDINHO: "Por jeta nuk është gjithnjë e bukur. Unë kam një asosacion të cilit i kushtoj kohën e lirë: ndihmojmë fëmijët brazilianë që të shkojnë në shkollë, kujdesemi për ta, shohim se për çfarë kanë nevojë, shkojmë e i marrim nga shkolla për shembull, kujdesemi për ta edhe pas shkollës. Kemi 3000 fëmijë në Porto Alegre, qyteti im në Brazil. Dhe tani jemi duke hapur qendra të tilla edhe në Bahia e Belen.”

PYETJE: A është e vërtetë se kur ishe fëmijë ke shënuar 23 gola në një ndeshje të vetëm?
RONALDINHO: "E vërtetë, e vërtetë, por ishte skuadër me  ninhos  (fëmijësh) ishte vërtetë kështu.…”/ Përgatiti dhe përktheu: E.Buçpapaj

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]