VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Boks: Kuçi në çerekfinalet e Botërorit të Boksit në peshën 69 kg
E Hënë, 09.07.2009, 04:01pm (GMT1)

 

Boksieri shqiptar Jetmir Kuçi ka shënuar mbrëmë fitoren e dytë radhazi në konkurrimin në peshën 69 kg, e vlefshme për kampionatin e 15-të Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Milano(Itali) nga datat 1-13 shtator.

Kuçi ka mposhtur serbin Zoran Mitroiviç me pikë me rezultatin 15-5.
Ndërkohë, fitoren e parë Kuçi e mori ndaj armenit Samuel Matevosjan, me rezultatin 10-4.

Me këtë fitore Jetmir Kuçi arrin çerekfinalet e Botërorit të Boksit. Është hera e parë në historinë e përfaqësimeve të ekipeve shqiptare në një botëror, që një boksier shqiptar arrin të kalojë dy turne, duke shkuar në çerekfinale.

Në çerekfinale Jetmir Kuçi do të ndeshet me boksierin e Kirgistanit Asadullo Bojmurodov. Nëse Kuçi arrin fitore edhe në çerekfinale do të jetë historik kalimi i tij në gjysëmfinalet e botërorit, po aq sa sa ç'është historik fakti se do të jetë një nga 4 pretendentët finalistë për medalje në këtë botëror.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.