VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kuqezinjtë barazojnë ndaj Danimarkës
E Enjte, 09.10.2009, 08:11am (GMT1)

 


Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Danimarkës në stadiumin "Qemal Stafa". Kombëtrja ka mundur të fitojë një pikë ndaj kryesueses së grupit , për eleminatoret e botërorit të ardhshëm.

Ndeshja ka nisur në favor të nordikëve të cilët kërkuan disa herë golin gjatë pjesës së parë. Në minutën e 40 një dalje e gabuar e portierit Ujkani ka bërë që topi i goditur nga Bendter të përfundojë në rrjetë. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1.
Në minuten e 51 të ndeshjes, kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën kundërshtare me anë të Bogdanit. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-1. Takimi i ardhshem i kuqezinjve do të jetë kundër Suedisë.
(BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.