VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin evropian për juniore
E Shtunë, 09.12.2009, 08:27am (GMT1)

 

 

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në Kampionatin evropian të xhudos në kategorinë e juniorëve që po mbahet në Jerenvan të Armenisë, duke fituar medaljen e artë. Pas formës jo të mirë në Botërorin e Roterdamit, Majlinda në Armeni tregojë se është juniorja më e mirë në Evropë në kategorinë deri 52 kg.

Ajo i mundi një pas një të gjitha kundërshtaret e saja, kurse në finale shkëlqeu kundër hungarezes, Barbara Marosh, të cilën për vetëm 23 sekonda e hodhi në ippon dhe kështu u stolis me plotë meritë me medaljen e parë të artë në Kampionatin evropian. Xhudistja turke, Zehir Tugba ishte kundërshtarja e parë e Majlindës, të cilën e mposhti pas një lufte të fortë dhe shumë të barabartë. Në çerekfinale Majlindja ishte më e mirë se garuesja austriake, Tina Zeltner, kurse në gjysmëfinale mposhti holandezen Karla Grol, pas kohës shtesë. (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.