VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fabio Kançelara legjendë në çiklizëm me kronometër
E Premte, 09.25.2009, 02:13pm (GMT1)

 

Voal-online - Fabian Cancellara është lauruar kampion i botës në garën me kronometër rezervuar profesionistëve. Atleti zviceran ka mbisunduar garën me gjatësi 49,8 kilometra të përshkuar në Mendrisio, duke e mbyllur atë me kohën stratosferike 57'55''74 dhe me një mesatare të pabesueshme prej 51 kilometra dhe 580 metra në orë. Prapa tij kanë arritur suedezi Gustav Erik Larson dhe gjermani Tony Martin. Cancellara ka pasur një nisje të shpejtë marsiane që ia ka lejuar të krijojë pas 9 kilometrave të para një përparësi prej 16?'. Kjo ka arritur më vonë në 38''. Gjithnjë i përqëndruar në garë, Cancellara iu ka lënë vetëm thërrimet pjesëmarrësve të tjerë të garës. Në përfundim të garës diferenca me të tjerët ishte 2'24''. Në mbërritje e ka pritur përqafimi i një publiku të stuhishëm. Për Fabianin kjo është medalja e tretë botërore e garës me kronometët, çka e barazon me australianin Michael Rogers që triumfoi midis viteve 2003 e 2005.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.