VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shpallet kombëtarja që do të luajë kundër Suedisë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Shpallet kombëtarja që do të luajë kundër Suedisë
E Enjte, 10.01.2009, 10:31am (GMT+1)

 

Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka publikuar listën me 20 futbollistë, që do të ndeshen ndaj Suedisë më 14 tetor. Tekniku kroat ka rikthyer pas më shumë se një viti mesfushorin Altin Haxhi, që është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e tij Apoel Nikozia. Gjirokastriti është shqiptari i vetëm që luan në Champions League dhe Kuzhe nuk e ka neglizhuar një fakt të tillë.

Një hyrje e re në ekipin kombëtar është edhe mbrojtësi i Flamurtarit Franc Veliu, që deri më tani ka qenë pjesë e Shpresave. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, ajo është e njëjtë, me Ujkanin e Hidin në portë, Dallkun, Lilën, Currin dhe Beqirin në mbrojtje, ndërsa në mesfushë janë thirrur Cana, Skela, Duro, Bulku, Sefa, Hyka, Vila dhe Lika. Në sulm, do të jetë katërshja e zakonshme, Salihi, Bogdani, Kapllani e Berisha.

Në krahun tjetër, edhe trajneri i Suedisë Lars Lagerbak ka bërë të ditur listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës dhe Shqipërisë. Ai ka rikthyer në skuadër veteranin Henrik Larson, tashmë në moshë 38 vjeçare. Po ashtu, janë rikthyer mesfushorët Viktor Elm dhe Daniel Anderson, ndërsa në sulm do të jetë sërish edhe Markus Rozenberg. Mungesa e madhe për suedezët është sulmuesi i Boltonit Johan Elmander, që është i dëmtuar. "Jemi të fokusuar te këto dy ndeshje, nga të cilat kërkojmë të marrim 6 pikë, - tha trajneri Lagerbak. E kemi gjithçka në dorën tonë dhe nuk na intereson se çfarë ndodh me ndeshjet e tjera". Suedia ndeshet më 10 tetor me Danimarkën në Kopenhagen, ndërsa më 14 tetor pret Shqipërinë në Stokholm. Suedezët kanë 15 pikë pas 8 ndeshjesh në grupin 1 të Botërorit. (http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
80 vjet të Kampionatit Shqiptar të Atletikës së Lehtë: 1929-2009Nga Besnik Dizdari (09.30.2009)
Alonso blihet nga Ferrari, pritet lajmi - kontrata për 6 vjet kushton 25 milionë Euro në vit (09.29.2009)
Princi Saudit dëshiron të blejë 50 për qind të Liverpulit (09.28.2009)
Çmimin e Madh të Singaporit e fiton Ljuis Hamilton (09.27.2009)
Vitali Kliçko fiton sfidën e Los Anxhelosit (09.27.2009)
Legjenda e shahut Kasparov mposht Anatoli Karpov sërish pas çerek shekulli (09.26.2009)
Fabio Kançelara legjendë në çiklizëm me kronometër (09.25.2009)
Kasparov-Karpov 2-0 (09.23.2009)
Ishte 20 vjeç dhe ëndërronte fanelën e kombëtares së Shqipërisë (09.21.2009)
Basketboll: Spanja, kampione e Evropës (09.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]