VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CHAMPIONS LEAGUE - BORUSIA DHE SHALKE FITOJNË

E Mërkurë, 10.02.2013, 10:46am (GMT1)



Borussia Dortmund fiton ndaj Olympique Marseille


Të dy ekipet gjermane, Borusia Dortmund dhe Shalke 04 e kalojnë me sukses turin e fazës së dytë të ndeshjeve të Champions League.


Të martën në mbrëmje (01.10) u zhvilluan ndeshjet e fazës së dytë të Ligës së Kampionëve. Ekipi gjerman Borusia Dortmund shënoi fitoren e tij të parë. Djemtë e trajnerit Jürgen Klopp fituan para publikut të tyre në Dortmund me rezultatin e thellë 3:0 kundër ekipit francez Olympique Marseille. Dortmundi qysh prej fillimit ishte ekipi më i mirë. Goli i parë u shënua nga Robert Levandovski në minutën e 19-të. Marco Reus shënoi golin e dytë në minutën e 52-të, ndërsa Levandovski shënoi rezultatin përfundimtar në minutën e 80-të, nga penalltia, duke e siguruar fitoren e parë të ekipit të Dortmundit në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Edhe ekipi tjetër gjerman Schalke, vazhdoi me fitoren e rradhës ndaj ekipit zvicerian FC Basel me rezultat 1:0, falë golit të Draxler.


Nga ndeshja FC Basel - FC Schalke 04

Me fitoren e dytë në fazën e garave nëpër grupe, ekipi i Schalke-s qëndron në krye të Grupit E. Në kuadër të ndëshjeve të zhvilluara të martën në mbrëmje me interes u prit ajo mes ekipit të Arsenalit dhe Napolit, që përfundojë me fitoren e londinezëve me rezultat 2:0. Me këtë rezultat, Arsenali kryeson grupin F, me dy fitore në dy ndeshje, ndërkohë që e ndjekin Napoli dhe Borusia me nga një fitore. Olympique ka pësur dy humbje dhe është në vendin e fundit pa asnjë pikë.
Ndeshja mes ekipeve Milanit italian dhe Ajaksit holandez përfundoi me barazim 1-1, me dy gola të shënuara brenda 2 minutave të fundit. Në të 90-n janë holandezët që dolën në epërsi, ndërsa në minutat shtesë Balotelli fiton një 11-metërsh dhe e shndërron në gol, duke shpëtuar kuqezinjtë nga humbja. Grupin H e kryeson ekipi spanjoll i Barcelonës me 6 pikë, pasi fitoi ndeshjen e dytë me Celtic 1-0, falë golit të Fabregas. Në grupin E, Chelsea merr fitoren e parë, pasi ka fituar bindshëm 4-0 me ekipin Steaua nga Bukureshti. Sot me interes pritet ndeshja mes Mançester City dhe ekipit gjerman të Bajernit të Mynihut. Ndërsa në Leverkusen ekipi i Bajerit pret skuadrën nga Spanja Real Sosiedad.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.