VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NALBANDIAN LË TENISIN - MË 23 NËNTOR, PAS NDESHJES KUNDËR NADAL

E Mërkurë, 10.02.2013, 11:50am (GMT1)


Voal- online - BUENOS AIRES - Në moshën 31 vjeçare David Nalbandian ka shpallur largimin nga tenisi. ''Është një ditë e trishtë për mua, por nuk mund të vazhdoj më," ka thënë argjentinasi në një konferencë shtypi, duke shpjeguar se do t'ia japë lamtumiren tenisit më 23 nëntor pas një ndeshjeje spektakël në Buenos Aires kundër Rafael Nadal.

Nalbandian ka shpjeguar se shpatulla e djathtë e operuar nuk ia lejon të luajë në nivele të larta. Në klasifikimin e ATP tani është nr. 231 pasi kishte qenë nr.3 më 2006, Nalbandian fitoi The Masters 2005.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.