VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOKS - VLADIMIR KLITSCHKO E MBROJTI TITULLIN

E Djelë, 10.06.2013, 07:19pm (GMT1)


Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko, mbrëmë vonë e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë, në tri federata ndërkombëtare, pasi e mundi boksierin rus, Alexander Povetkin.

Boksieri Klitschko, 37 vjeçar, fitoi me vendimin unanim të gjyqtarëve, në duelin e zhvilluar në Arenën Olimpike në Moskë.

Kështu, Klitschko e arriti edhe fitoren e tij të 61, në gjithsej 64 takime në boksin profesional.

Kundërshtari i tij nga Rusia, Povetkin, e pësoi disfatën e parë në 27 duelet e deritashme, para afro 14 mijë shikuesve në qytetin e tij.

Në rundin e shtatë të takimit, Klitschko ia doli që tri herë ta dërgoj rivalin e tij në dysheme, me goditje të fuqishme dhe të shpejta.

Raportohet se në këtë duel Povetkin për të parën herë në karrierë pësoi nokdaun.

Pas takimit, që zgjati 12 runde, Vladimir Klitschko, tha:

"Sinqerisht, mendova se po e përfundoja luftën në rundin e shtatë ose të tetë, dhe ndjeva se nga goditjet e mia kisha arritur ndikim të pastër dhe të ndërlidhur, pasi Povetkin u lëkund nga grushtat. Por, befasishëm, ai ende ishte në këmbë dhe lëvizte duke goditur, prandaj ai tregoi me të vërtetë zemër të madhe deri në sekondat e fundit të duelit, duke u përpjekur që me një goditje finale fatlume, të më rrëzonte", tha Klitschko.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.