VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSI - SHUHET FLAKA NË NJË NGA PISHTARËT OLIMPIKË

E Hënë, 10.07.2013, 12:00pm (GMT1)


Stafeta e pishtarit olimpik para Lojërave Olimpike Dimërore 2014 që mbahen në Rusi, ka pasur një start të pazakontë të dielen, kur në një nga pishtarët u shua flaka.

Flaka e cila erdhi nga Athina në Moskë, iu shua në pishtar, kampionit 60 vjeçar të periudhës së komunizmit Shavarsh Karapetian.

Pas shuarjes së flakës, Karapetian thirri për ndihmë me ç'rast një zyrtar që ndodhej në afërsi arriti të rindezë zjarrin.

Organizatorët e kanë quajtur incidentin një lëshim të vogël.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.