VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DAVID BECKHAM ME NJË SKUADËR FUTBOLLI NË MAJEMI

E Premte, 11.01.2013, 09:25am (GMT1)


David Beckham është duke finalizuar planet për krijimin e një skuadre të re futbolli në Kampionatin amerikan dhe shpreson që djali i tij Brooklyn të luajë një ditë në fushë për ekipin.  
 
Duke folur në Londër në hapje të një aktiviteti për librin e tij dixhital, ish kapiteni i ekipit anglez njoftoi se ishte i ngazëllyer rreth mundësisë së pronësisë të një klubi sportiv.
 
Pesë muaj pasi u tërhoq nga fusha, Beckham po i jep formë planeve të investimit duke kërkuar leje për të filluar krijimin e një skuadre të re në Miami.
 
Djali i tij i madh, 14 vjeçari Brooklyn, ka treguar se mund të jetë Beckhami i ardhshëm si futbollist profesionist.  
 
Ai ka luajtur për pak kohë me ekipet e të rinjve të Chelsea-it dhe Queens Park Rangers pasi luajti me ekipin e të rinjve të Galaxy të Los Anxhelesit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.