VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DINASTIA ZIDANE VAZHDON TE REAL MADRID

E Djelë, 11.03.2013, 10:06am (GMT1)



Emri Zidane duket se do të qëndrojë gjatë në fushat e futbollit. Djali më i vogël i tij, Eliaz, tani është pjesë e familjes së Realit. Ai ka nisur të luajë me skuadrën e nëntëvjeçarëve, çka bën që të katër djemtë e ish-futbollistit legjendar Enzo, Luca, Theo dhe Eliaz të jenë tani lojtarë të akademisë së Realit. Sipas sitit zyrtar të klubit, Eliazi është lindur në Marsejë, më 26 dhjetor 2005. Në moshën 8 vjeç, është 1.35 metra i gjatë dhe peshon 27 kilogramë. Në profilin e tij shkruhet: "Është i fortë dhe i talentuar teknikisht. Gjuan me këmbën e majtë dhe ka vizion të mirë loje". Pavarësisht të dhënave teknike, Eliazi ka zgjedhur mbrojtësin Rafael Varane si lojtarin e preferuar. Goli i paharruar për të është i ai finales së Kupës së Spanjës më 2010, me të cilin Reali mundi Barcelonën. Ndërkaq, vëllai më i madh, Enzo, luan me skuadrën U-18 të klubit dhe shpejt do të bëhet profesionist. Ai ka qenë në akademi që më 2004, para lindjes së Eliazit. Luca është një prej portierëve të skuadrës U-16 dhe heroi i tij është Iker Kasijas. Theo është në vitin e katërt te Reali. Luan si mesfushor sulmues dhe idhulli i tij është Kristiano Ronaldo.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.