VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDIQ EUSEBIO - PORTUGALIA MBAN TRI DITË ZI

E Hënë, 01.06.2014, 11:13am (GMT1)


Legjenda e futbollit, portugezi me prejardhje nga Mozambiku, Eusebio da Silva Ferreira (Ilustrim)


Qeveria portugeze ka shpall tri ditë zie kombëtare në shenjë nderimi për legjendën e futbollit Eusebio, i cili vdiq të dielën në moshën 71 vjeçe.

Presidenti i Portugalië Anibal Cavaco Silva ka pasur një paraqitje në televizionin publik për t'iu drejtuar popullit, ku lavdëroi "dashamirësinë dhe përulësinë" e Eusebios.

Futbollisti portugez me prejardhje nga Mozambiku, ka vdekur sot nga një sulm kardiak në shtëpinë e tij në Lisdonë.

Eusebio da Silva Ferreira, i njohur gjithandej me shkurtesën Eusebio, shihet si një hero kombëtar në Portugali.

Ai arriti famë botërore si golashënuesi më i mirë i kampionatit botëror në vitin 1966, dhe është votuar si një prej 10 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.