VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT JEPET TOPI I ARTË - DEUL MES KRISTIANO RONALDOS DHE FRENK RIBERISË

E Hënë, 01.13.2014, 11:28am (GMT1)



Sot do të shuajnë kuriozitetin miliona futbolldashës në të gjithë rruzullin në lidhje me futbollistin më të mirë të vitit 2013, duke merituar "Topin e Artë". Kandidatët tashmë dihen, ata janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Frenk Riberi. Por duket se gara për vitin 2013 është përqendruar mes Kristiano Ronaldos dhe Frenk Riberisë, duke prishur edhe dominimin e Mesit, i cili e fitoi 4 herë rresht "Topin e Artë", duke regjistruar kështu edhe një rekord më vete sa i përket këtij evenimenti. Të tre kandidatët kanë konfirmuar pjesëmarrjen, madje do të jenë së bashku me familjet e tyre. Kristiano Ronaldo ka pohuar se edhe nëse nuk e fiton, jeta vazhdon, duke dhënë kontributin me sa më shumë gola për Realin e Madridit, në mënyrë që të fitojë sa më shumë trofe. Ndërsa Riberi ka deklaruar se o e fiton sot "Topin e Artë", o kurrë, edhe pse e pranon që Mesi mbetet më i miri në botë. Lionel Mesi thotë që është privilegj gjithsesi të jesh mes tre më të mirëve të botës, paçka se nuk e fiton këtë trofe. Ceremonia gala do të mbahet në orën 18:00 në Zyrih të Zvicrës, ku do të jenë të ftuar edhe dhjetëra figura të futbollit botëror.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.