VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZYRIH - CRISTIANO RONALDO FITOI 'TOPIN E ARTË 2013'

E Martë, 01.14.2014, 09:48am (GMT1)



ZYRIH - Dhe ndodhi ashtu siç pritej nga parashikimet.

Ylli i futbollit portugez dhe atij botëror, Cristiano Ronaldo fiton "Topin e Artë 2013", për të dytën herë  herë karrierën e tij, në ceremoninë e zhvilluar nga FIFA Në Zyrih.

Hera e parë ka qenë në vitin 2008. Nuk kanë munguar lotët nga ana e 29-vjeçarit gjatë marrjes së këtij çmimi.

""Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment", tha Ronaldo. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi tek Reali, tek përfaqësuesja, familjen time, e cila është këtu të pranishme.

Është një nder i pakrahasueshëm. Falënderoj presidentin, shumë prej personave që më kanë ndihmuar që të arrij këtu, të fejuarën time, djalin tim dhe Eusebion që nuk jeton më, por që më ka frymëzuar që në hapat e mi të parë si futbollist. Është një moment shumë emocionues për mua"- shtoi portugezi,.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.