VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADNAN JANUZAJ - ME KLAUZOLË LARGIMI NGA MANCHESTER UNITED

E Mërkurë, 01.22.2014, 10:20am (GMT1)



Moskualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm do të ishte një humbje e dyfishtë për Manchester United. "Djajtë e kuq" janë ndër skuadrat legjendare të këtij kompeticioni, tri herë fitues të tij, por aktualisht janë jashtë zonës së kualifikimit, me gjashtë pikë më pak se Liverpuli, i cili mban vendin e katërt. Nëse nuk do të renditeshin në këtë pozicion në maj, veç pjesëmarrjes në Champions League mund të humbasin edhe lojtarin më të mirë të skuadrës aktualisht, Adnan Januzaj. Djaloshi 18-vjeçar nga Kosova vetëm pak muaj më parë nënshkroi kontratën e re 5-vjeçare, por, sipas Sports Direct News, ajo ka një klauzolë largimi në fund të sezonit aktual nëse skuadra nuk arrin të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm. E interesuar për lojtarin shqiptar që lakohet nga kombëtaret e shumë vendeve është Barcelona, ndërkohë që më parë në gjurmët e tij ka qenë edhe Juventus. Skuadra italiane dy vjet më parë arriti të merrte nga United francezin Paul Pogba, shok skuadre me Januzajn në skuadrën e të rinjve dhe tani ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Katalanasit gjithashtu janë përmendur në verë si të interesuar për Januzajn dhe ndoshta ky ishte shkaku i zgjatjes së bisedimeve për rinovimin. Kontrata e re skadon më 2018 dhe Januzaj ka treguar në javët e fundit se klubi nuk u gabua që kërkoi ta mbante me çdo kusht, pasi është shndërruar në lojtarin që udhëheq skuadrën në fushë, duke parë problemet fizike të Van Persit dhe Rooney-t.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.